Katie Holmes është fejuar? Epo kjo është pyetja që i bëjmë të gjithë vetes, pasi u fotografua të mërkurën në rrugë me një unazë diamanti në dorën e majtë. 39-vjeçarja shfaqet në foto e buzëqëshur, pasi ka marrë disa orë pushim larg sheshit të xhirimit për filmin e ri.
Mirëpo, burime për aktoren tregojnë se në fakt ajo nuk është unaza e martesës dhe se është vetëm një dhuratë.
“Katie nuk është e fejuar me askënd tjetër, përveçse se në film me Jerry O’Connell” – shpjegon burimi për revistën “People”.