fbpx

Aktorja e famshme shkon në burg

prison-time.jpg

Aktorja amerikane Felicity Huffman, do të shkojë në burg për të vuajtur një dënim prej 14 ditësh për përfshirjen e saj në një skandal mashtrimi.

Ylli i ‘Shtëpiakeve të Dëshpëruara’ do ta kryejë dënimin në një burg federal në Dublin, California, 65 km në lindje të San Francisko.

56-vjeçarja pranoi të punësonte dikë për të korrigjuar përgjigjet në provimin e pranimit në universitet të së bijës.

Gjykatësja, Indira Talwani, i kishte kërkuar Huffman të paraqitej në burg deri më 25 tetor. Ajo kishte kërkuar të burgosej pranë familjes së saj në Kaliforni.

“Huffman është e gatshme të vuajë dënimin me burgim që gjykatësi i dha si një pjesë të dënimit për veprimet e Huffman,” tha një përfaqësues për aktoren në një deklaratë.

“Ajo do të fillojë të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, një vit lirim me kusht, e mbikëqyrur. Lirimi me kusht përfshin 250 orë shërbim në komunitet, kur ajo të lirohet./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303