Aktorja e famshme turke rrezikon burgun, ja arsyeja!

Aktorja e famshme turke, Deniz Çakir, thuhet se rrezikon të dënohet me gjashtë muaj deri në 1 vit burg. 37-vjeçarja e njohur në Shqipëri si Mejrem e serialit “Familja e Madhe”, akuzohet për “poshtërim publik” të disa grave.

Mediat turke shkruajnë se Deniz ka fyer disa femra të mbuluara në një lokal në Stamboll. Bëhet e ditur se kjo ngjarje ka ndodhur më 30 dhjetor të vitit 2018.

Çakir po konsumonte alkool në një lokal kur ka dyshuar se gratë e mbuluara nga tavolina ngjitur po e fotografonin. Në debatet që pasuan u përfshinë edhe punonjësit e lokalit në Qendrën tregtare.

“Ky është shteti i Ataturkut, nuk është Arabi Saudite. Ky nuk është vendi juaj, ikni në Arabi, ikni në Iran”, këto janë fjalët që dyshohet se Çakir ka thënë për gratë e mbuluara.

Sipas mediave turke, mbi këtë akuzë prokuroria kërkon dënimin e aktores për “poshtërim publik të një pjese të popullsisë mbi baza sociale, klasore, fetare, gjinore dhe krahinore”me 6 muaj deri në 1 vit burg.

Ndërkohë në dëshminë e saj, Çakir tha se gjithë jetën e saj ka qenë kundër çdo lloj forme diskriminimi, por në këtë rast kishte menduar se gratë e kishin qëllimin e keq.

Gjithashtu Deniz ka thënë se jalinë e vetme ku përmendet Arabia, ajo tha se jua kishte thënë anëtarëve në tavolinën e saj dhe jo grave.

“Edhe pijet që pimë në lokal, edhe fotografitë që shkrepim, shihen me paragjykim. Këtu nuk është Arabi, kjo është Turqia e Ataturkut”, pretendon të ketë thënë Çakir e cila hedh poshtë akuzat./panorama/