Aktorja e njohur bëhet nënë, zbulon fotot e para të foshnjës

Aktorja e njohur, Shay Mitchell dhe bashkëshorti i saj Matte Babel janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.

Shay ka publikuar edhe një video në kanalin e saj në Youtube, ku rrëfen eksperiencën e saj si dhe tregon detajet pas lindjes.

Gjithashtu, ajo bën me dije se emri i vajzës së sapolindur është Atlas.

Shay është bërë e njohur për publikun shqiptar, sidomos të rinjtë, me serialin ‘Pretty Little Liars’.