Aktorja e njohur martohet me 69-vjeçarin

Davi2.jpg

Aktorja e njohur amerikane Katharine McPhee, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurin e saj me David Foster, i cili është plot 34 vite më vjetër se ajo.

Dyshja u kurorëzuan të premten, gati një vit që kur Katharine mori propozim romantik për martesë nga Foster në Itali, në korrik të vitit të  shkuar.

Aktorja dhe Foster kanë që në vitin 2017 që janë në lidhje romantike.

Ata janë martuar në Londër në Kishën e Shën Yeghiche në jug të Kensington-it, teksa aktorja është dukur glamuroze me një fustan nusërie të dizajnuar nga Zac Posen.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303