Aktorja e njohur rrëfen makthin: Nëna më vrau babain para syve…

Është ndër aktoret më të paguara në botë, por historia e jetës së ngjan ngjan me një makth, i cili duket se po e përndjek Charlize Theron edhe sot e kësaj dite.

Në moshën 14-vjeçare Charlize jetonte ende në Afrikën e Jugut, në atë kohë ajo pa se si nëna vrau të atin, pas një zënke të dalë jashtë kontrollit.

Burri ishte i alkoolizuar dhe shpesh shumë i dhunshëm, prej vitesh ai e kishte bërë jetën të pamundur për gruan dhe vajzën e tij.

Aktorja ka folur disa herë lidhur me këtë çështje dhe është shprehur  se prej vitesh është shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë. E çliruar nga akuza ligjore pasi ka vepruar për vetëmbrojtje, nëna e saj ende sot luan një rol të rëndësishëm në jetën e aktores.

Ajo e ka ndihmuar atë që të bëhet një njeri më i mirë dhe më i suksesshëm, duke  e mbështetur në të gjitha sfidat e saj profesionale.

Por gjatë marrjes së çmimit “Woman in Hollywod” Charlize foli disa fjalë të ndjera për nënën e saj:

Unë kam  një nënë të jashtëzakonshme, ajo është burimi më i madh i frymëzimit për mua. Nuk ka bërë kurrë terapi, por mua më ka ndihmuar që të kem një jetë normale. Filozofia e saj në jetë ka qenë e thjeshtë “ Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme, por tani duhet të zgjedhësh, ose mëso të notosh ose lere veten të mbytesh.” Për vite të tëra unë kam bërë sikur nuk kishte ndodhur asgjë.”

Mendoj që të gjithë ne duhet të gjejmë diçka për t’u mbështetur. Askush nuk lind duke ditur se si përballohet jeta, apo duke ditur se si të marrë vendime të rëndësishme.  Unë kam qenë me fat që kam pasur një nënë të tillë, e cila më ka mësuar që të kem kurajë. Pa të nuk e di se çfarë gruaje do të isha bërë.”- shtoi Charlize Theron së fundmi.

/real-news.tv/