fbpx

Aktorja e njohur turke nis një romancë me aktorin 9 vite më të ri (FOTO)

5ed5fb0eae298b180a8fb8c2.jpg

E njohur gjerësisht nga publiku shqiptar për rorlet e saj në serialet e famshme turke, aktorja Tuba Buyukustun po përflitet për një romancë të re.

Thuhet se aktorja ka nisur një romancë me kolegun e saj, Ekin Mert Daymaz, të cilin e ka njohur nga disa miq të përbashkët.

Sipas “Haberler”, aktorja bukuroshe prej një muaji po frekuentohet me Daymaz, i cili është 9 vjet më i ri se ajo.

Mediat raportojnë se aktorja është kujdesur ta mbajë larg vëmendjes mediatike lidhjen e saj, por paparacët e kanë kapur çiftin së bashku në Bagdat Caddesi, një zonë periferike e Stambollit.

Madje ata të dy nuk e ndjekin në rrjete sociale njëri-tjetrin, që njerëzve të mos ju lindin dyshime.

Kujtojmë se në muajin korrik Tuba i dha fund marrëdhënies së saj me producentin Umut Evirgen.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303