Aktorja e njohur turke po bëhet nënë për herë të parë!

ozgeozder.png

Aktorja e njohur turke, Ozge Ozder është në pritje të ëmbël. Lajmin e bën  të ditur mediat turke.

Ozge është e njohur në vendin tonë nga roli i “Emelit” në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe së shpejti do e shohim edhe në serialin “Doktori i mrekullive”.

Mediat turke shkruajnë se Ozder e ka ndarë lajmin me miqtë e saj dhe ka zbuluar gjininë e fëmijës.

Aktorja 42-vjeçare do të bëhet nënë e një vajze. Ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Sinan Guleryuz janë shumë të lumtur që pas dy viteve martesë do të bekohen me fëmijë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303