Aktorja e njohur vesh fustanin mbrapsht

Aktorja e njohur meksikane, Angelique Boyer ose siç njihet ndryshe nga shqiptarët me rolin e saj të famshëm në serialin ‘Teresa’, ka kaluar një moment shumë të sikletshëm në tapet të kuq. Bukuroshja mori pjesë në një event të rëndësishëm, ku fitoi edhe një çmim kryesor, por nuk ka mjaftuar me kaq.

Angelique u paraqit në event me një fustan që shkëlqente, por aktorja e kishte veshur mbrapsht. Pjesa e hapur që Angelique e kishte veshur përpara, në fakt ishte menduar për të qenë në shpinën e aktores. Ajo është ndjerë e turpëruar, ku menjëherë është ndërruar duke veshur fustanin ashtu siç duhet.

‘Teresa’ ka publikuar edhe një video në rrjetin social ‘Instagram’ ku shpjegon se ishte faji i partnerit të saj, Sebastian Ruli, që e kishte veshur fustanin gabim. Në pah bien menjëherë dekolteja e aktores dhe barku./real-news.tv