Aktorja egjiptiane rrezikon burgun për shkak të fustanit transparent

Një aktore egjiptiane e veshur me një fustan transparent në Festivalin e Filmit të Kajros pritet të dalë në gjyq me akuza për “nxitje të shthurjes”.

Rania Youssef u shfaq në një fustan të zi transparent që ekspozonte këmbët e saj.

Shumë egjiptianë u shprehën të neveritur nga veshja e aktores, ndërsa disa të tjerë thanë se ajo është e lirë të veshë çfarë të dojë.

Aktorja rrezikon të burgoset deri në pesë vjet nëse shpallet fajtore, tha një burim gjyqësor për AFP.

Në një postim në rrjetet sociale, aktorja 44 vjeçare tha se ndoshta kishte zgjedhur veshjen e gabuar.

Youssef ka kërkuar falje dhe tha se nuk do ta kishte veshur fustanin nëse do ta kishte ditur se do të shkaktonte diçka të tillë.

Sindikata e aktorëve egjiptianë gjithashtu kritikoi veshjen e disa prej të ftuarve, duke e konsideruar të papërshtatshme për festivalin e filmit.

Lër një koment