Aktorja konfirmon fejesën dhe unaza e diamantit flet vetë

Aktorja e njohur Emma Stone i ka thënë “PO” propozimit të partnerit të saj Dave McCary. Emma dhe Dave përflitet se kanë nisur romancën e dashurisë rreth dy vite më parë por kurrë nuk e pranuan publikisht historinë e tyre.

Mësohet se partneri i ka propozuar aktores me një unazë diamanti të cilën ata ia kanë treguar publikut në një foto ku çifti rrëzëllen nga lumturia.

Emma dhe Dave u takuan për herë të parë në vitin 2016, kur Stone u shfaq në Saturday Night Live, ku punon skenaristi dhe regjisori amerikan.