fbpx

Aktorja publikon foton nga spitali: Ky është shoku im, s’ka pasur probleme të mëparshme

ke.jpg

Aktorja e famshme, Jennifer Aniston teksa ka publikuar një foto të shokut të saj të prekur nga COVID dhe i shtruar në reanimacion, ku bën apel për mbajtjen e maskave.

Ai quhet Kevin, foto është shkrepur në reanimacion, dhe ai ka qenë krejtësisht i shëndetshëm para infektimit. Pas mesazhin të dhënë aktorja sqaron se fotoja është realizuar në fillim të prillit dhe fatmirësisht shoku i saj po e merr veten.

“Ky është shoku ynë Kevin. Pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Ky është Covid-19. Ai është i vërtetë. Ne nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë se mund ta mposhtim këtë … nëse duam që kjo të përfundojë ju lutem vendosi maskat.

Thjesht mendoni për ata që janë duke luftuar me këtë virus të tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj dhe mbi të gjitha veten tuaj sepse Covid-19 prek të gjitha moshat.

Kjo foto është bërë në fillim të prillit. Falë Zotit ai tani është duke e marr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja”- shkruan aktorja e njohur.

ke 1 ke 2 ke
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303