fbpx

Aktorja Rajmonda Bulku reagon pas ndarjes nga jeta të Guljelm Radosë: Ishte i jashtëzakonshëm, ai më thoshte jepi mos ki frikë se…

arbe.jpg

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku ka bërë një reagim pas lajmin të trishtë, ku i madhi Guljelm Radoja humbi jetën. Për News 24, Bulku kujtoi gjatë lidhjes telefonike, kujtime që ndante me të ndjerin në shesh xhirime.

 Gjendjen e tij lidhesha me miq që kishin më të afërta me të birin. Në këto momente nuk lidhesh dot me personin. Nuk e mora vesh pse po e pësonte aq keq këtë flamë. Nganjëherë thua se kur zgjat të jep shpresë së po ia hedh, më erdhi keq kur e lexova sot. Keq si njeri, si mik, si artist. Ishte i jashtëzakonshëm. Njeri që e donte shumë punën, kinemanë, krijonte atmosferë të jashtëzakonshme.

Biseda:

Çfarë kujtoni nga shesh xhirimet?
Është nga ata pak aktorë që unë kam nisur në filmin e parë. Kemi punuar bashkë në atë vështirësinë e ngjitjeve në dardhë, unë dorëzohesha, dhe zgjatej dora e tij, e thoshte ‘jepi s’ke pse të kesh frikë’. ishte një miqësi e sinqertë, atëherë isha një gjimnaziste që nuk dija asgjë, por kisha pranë një njeri që u kujdes për çdo gjë.

E kishit takuar së fundi?
Për herë të fundit, kemi shkuar në Korcë për një recital poezish. Kishte një grua të mrekullueshme dhe muzikante të jashtëzakonshme, një çift shumë simpatik. Kalonim ditë të bukura ishin takime që kujtonim punët tona, marrëzitë tona, këto vështirësitë që përmenda. Ishte njeri me atmosferë të jashtëzakonshme. Ku ishte Guljelmi ishte humori, njeri i dashur. Artist i mrekullueshëm, figura si ai kanë një personalitet të veçantë, që do mbetet sa të jemi gjallë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303