fbpx

Aktorja rrëfen dramën dhe varësinë ndaj alkoolit

simpson.jpg

Jessica Simpson pohon se varësia ndaj alkoolit po i shkatërronte jetën. Në librin e saj të titulluar “Open Book” ajo rrëfen se nuk ishte në gjendje të kujdesej për veten dhe fëmijët. Ajo shton se nuk mund të vishte fëmijët, por as veten.

Në mediat ndërkombëtare shkruhet se 39-vjeçarja pinte që në orën 7:30 të mëngjesit dhe e gjithë dita shkonte keq e më keq si pasojë e kësaj varësie.

“Ndjehesha e turpëruar që më shihnin në atë gjendje. Më vjen turp të pranoj se nuk e mbaj mend se kush i ka veshur me kostume (për natën e shtrigave)”, ka treguar Simpson.

Në librin e kujtimeve janë përfshirë edhe detaje të tjera, si marrja e pilulave qetësuese për shmangien e ankthit dhe për pasojë fjetja për orë të tëra. Një keqmenaxhim i tillë i jetës dhe sidomos i aktivitetit të përditshëm me fëmijët e saj arriti ta sillte pak në vete këngëtaren dhe aktoren e njohur. Ajo kërkoi ndihmë për të dalë nga kjo monotoni mbytëse dhe filloi të shkonte në terapi.

“Më duhet ta ndërpres. Diçka duhet ndalur. Nëse alkooli e bën gjithë këtë dhe i përkeqëson gjërat, atëherë do ta lë”, ka shkruar Jessica në librin e saj të kujtimeve.

Kujtojmë se 39-vjeçarja ka marrë edhe vendime te tjera të rëndësishme, si: rënia në peshë dhe ndjekja e një rutine ditore. Gjithashtu, dy ditë më parë, në prag të publikimit të autobiografisë së saj zbuloi se ka qenë e abuzuar seksualisht gjatë fëmijërisë, informacion që vjen pas depresionit me alkoolin dhe tabletat.

Gjithsesi, ajo ka bërë një kthesë të madhe në jetën e saj, hap ky që është kthyer në një model frymëzimi. Momentalisht, ajo është e lumtur me familjen e saj, që në çdo moment e ka mbështetur dhe ka qenë shtysa kryesore për të gjetur qetësinë e munguar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303