Aktorja shpërthen ndaj shërbimit spitalor: Tmerr

Virozat e stinës së vjeshtës duket se i ka përfshirë të gjithë dhe spitalet janë mbushur plot me pacientë si të rritur ashtu edhe të vegjël.

Por një moment aspak të këndshëm e ka kaluar aktorja e “Duplex”, Eliona Pitarka e cila ka dërguar nipin e saj të sëmurë në spitalin privat duke menduar se do të merrte një shërbim sa më të mirë dhe nuk do të kishte shumë fluks njerëzish.

Por ajo u përball me një situatë zhgënjyese duke ja treguar edhe fansave në llogarinë e saj të Instagramit.

Më sipër do të lexoni reagimin e saj “shpërthyes” ndaj këtij spitali dhe shërbimeve të tij të shtrenjta dhe aspak serioze.