Aktorja tregon për gafat e serialit “Game of Thrones”

Aktorja e famshme Sophie Turner përfundimisht ka treguar të vërtetën rreth gabimeve në serinë e famshme, të “Game Of Thrones”.

Këto komente, ajo i ka bërë gjatë  emisionitThe Tonight Show me Jimmy Fallon.

24-vjeçarja pranoi se ajo nuk ishte përgjegjëse për gotën e Starbucks në njërën nga episodet e “Game Of Thrones”, e cila shkaktoi kritika nga shikuesit duke thënë se seria më e re e filmit nuk ishte punuar me kujdes.

“Shikoni, sa i përket gotës duket se ishte Emilia Clarke”, ka thënë Turner. /real-news.tv