fbpx

Aktorja Zamira Kita rrëfim tronditës: Kam menduar të vras veten kur…

Aktorja e madhe, Zamira Kita, si asnjëherë tjetër ka rrëfyer në emisionin ‘Rreze dielli’, se ka menduar vetëvrasjen në një periudhë të jetës.

Momenti i vetëm kur mendoi vetëvrasjen ishte në fillimet e karrierës së saj si aktore kur e emëruan në fshat për të ushtruar profesionin.

“Edhe kur më ndodhin gjëra të këqija, gjithë problematikat që kam pasur me vajzën, shëndetin e saj unë i kam kaluar me shumë sportivitet. Nuk e di pse kam pasur besimin dhe shpresën se çdo gjë do të ecë mbarë. Ka pasur edhe momente kur kam humbur shpresën në problematikat personale, intime dhe në ato profesionale.

Dhe kur jam emëruar në Pirg, dhe nuk shikoja asnjë dritë jeshile, në horizont asnjë gëzim, thashë u emërova në këtë fshat do të ngelem këtu, unë nuk do të luaj kurrë teatër…..por profesioni im nuk ishte atje, ajo që unë e doja më shumë se jetën time, sa që mendoja të vras veten ndoshta ky do të jetë shpëtimi i kësaj dhimbjeje të madhe që përjetova kur u emërova në fshat. Ishte zhgënjim total kur u emërova në fshat,”- tha aktorja.

Në periudhën e komunizmit, aktorja e famshme shqiptare ishte me biografi të keqe dhe kjo e pengoi për të arritur shumë gjëra.Ajo u shpreh se në jetë ka kaluar shumë dhimbje, duke filluar nga biografia, humbja e binjakëve dhe sëmundjes së vajzës së saj por që i ka tejkaluar me sportivitet.