AKU kërkon ashpërsimin e ligjit për ata që abuzojnë

siguria-ushqimore-905x395.png

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon ashpërsimin e masave në Kodin Penal për ata që kryejnë shkelje për sa i përket sigurisë ushqimore.

Sipas deklaratës, gjatë vitit të shkuar janë denoncuar 65 raste lidhen me sigurinë ushqimore si tregtim i produkteve të pasigurta, prodhim i jashtëligjshëm i tyre dhe mashtrim/falsifikim ushqimor për të cilat ka dispozita të caktuara në Kodin penal.

“Nga trajtimi i këtyre materialeve ka rezultuar se edhe vetë formulimi i dispozitës penale ka problematika çka vështirëson deri pamundëson dënimin penal të të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Sipas AKU, ndryshimet ligjore duke u mbështetur në praktika të ngjashme të vendeve rajonit, të vendeve të BE dhe SHBA, janë në proces shqyrtimi në Komision Parlamentar.

“AKU kërkon të dënohen penalisht ata që prodhojnë, ruajnë, transportojnë apo tregtojnë produkte të pasigurta. Të dënohen penalisht ata që falsifikojnë produktet ushqimore dhe etiketimin e rremë si dhe ata që prishin shenjat dalluese të bllokimit nga AKU dhe rinisin aktivitetin në mënyrë ilegale.

Çmojmë se këto ndryshime në kodin penal do të kenë një impakt më të gjerë në garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e shkeljeve në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së konsumatorit si dhe do të disiplinojnë paligjshmërinë mbi situatë kriminaliteti ushqimor, e cila në pamje të parë duket e rregullt, por fsheh labirinte të mëdha me pasoja fatale edhe në gjeneratat e brezave të ardhshëm”. /real-news.tv/

scroll to top