fbpx

Akulli dëmton linjën e tensionit Fushë-Arrëz-Pukë, pa energji elektrike qyteti dhe disa fshatra

Puke-766x450.png

Reshjet në formën e akullit dëmtojnë linjën 35 kv Fushë Arrëz – Pukë.

Për pasojë Puka është pa energji elektrike prej 5 orësh.

Burime nga OST bënë me dije se linja e tensionit të lartë është dëmtuar në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtrës”.

Tre grupe riparimi po punojnë, por terreni i vështirë po vonon riparimin.

Akulli ka shkaktuar dëmtime dhe në linjat e tensionit të mesëm dhe atij të ulët.

Pa energji elektrike janë dhe fshatrat Rrape, Rryp, Xath, Flet.

Sipas OST, aktualisht Brigatat e Tensionit te Lartë pranë OSSH po punojnë në linjën Fushë Arrëz – Pukë, e stakuar në tokë (këputur).

“Abonentë pa energji  nuk ka pasi furnizohen nga ana e Vau të Dejës

Theksojme se si pasojë e motit të keq, përcjellesit 35kV të kesaj linje janë të ngarkuar me akull dhe vazhdon akoma të ketë reshje debore qe veshtireson situatën.

Më poshtë janë paraqitur foto të kesaj linje”, deklaron OST.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303