fbpx

Akullore jashtë kushteve higjeno- sanitare, arrestohet shitësi

1559201832_1559201632akullore.jpg

Një 35-vjeçar nga Tirana është arrestuar ditën e sotme, pasi shiste akullore jashtë kushteve higjieno- sanitare.

Në pranga ka rënë L. H. si dhe është hetuar në gjendje të lirë dhe bashkëpunëtori.

Këta persona prodhonin akullore në ambiente krejtësisht jashtë standardeve dhe më pas i shisnin ato, duke u bërë një rrezik serioz për qytetarët që i konsumojnë ato, kryesisht fëmijët.

Policia ka sekuestruar:

Lëndë e parë për prodhimin e akullores

Dy makineri për prodhimin e akullores

Ngjyrues boje

Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur

Mbi këta persona rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303