Akuza e denoncime/ Taulant Balla “qetëson gjakrat” në PS-në e Fierit

63cd4cb4-50ad-440a-8029-d20499f28a98.jpg

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla ka zhvilluar takimin e parë me strukturën e qarkun, duke “qetësuar” edhe “gjakrat”.

Në takimin e sotëm, Balla ishte i shoqëruar nga kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputeti Petro Koçi. Ky i fundit, më 16 korrik akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin, ku fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi

Nga ana e tij, Subashi në një prononcim për mediat mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK, duke ia hedhur fajin mediave që sipas tij kishin spekuluar me deklarata e Koçit. Mesa duket, Balla me kalimin e tij në Fier ka “zbutur” përplasjet mes tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303