Pas daljes së pasdites së sotme të Kryeministrit Rama, që foli për situatën e pandemisë së covid-19, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sipas kryeopozitarit asnjë kryeministër në botë nuk gënjen si Edi Rama, që të mos iu japë njerëzve lekët.
“Asnjë KM tjetër në botë nuk gënjen si Rama që të mos u japë njerëzve lekët. Asnjë KM në botë nuk ka infektuar 2 bashki, sepse refuzon të paguajë punonjëset e fasonerive. Unë kam zgjedhur të jem zëri i të gjithë shqiptarëve të braktisur nga Rama që nuk e kanë marrë ndihmën që u takon. Mashtrimet nuk hahen. Fjalët boshe nuk e ndihmojnë ekonominë. Gënjeshtrat dhe sajesat e shtetit prej kartoni nuk i fshehin dot vjedhjet, mashtrimet dhe dështimet e RAMAVIRUSIT që po rrënon ekonominë dhe po varfëron e shpunëson përditë shqiptarët”, shkruan Basha në një postim “twitter”.