Akuza kundër Papa Françeskut, kërkohet dorëheqja e tij

Arqipeshkvi italian Karlo Maria Vigano fajësoi Kishën Katolike Romake, për krizën e abuzimeve seksuale nga ana e disa priftërinjve.

Ish diplomati i lartë i Vatikanit pohoi në një letër të botuar të muajin gusht se Papa iu bashkua zyrtarëve të lartë të Vatikanit për të mbuluar abuzimet dhe bëri thirrje për dorëheqjen e tij.

Letra e shkruar nga ish diplomati i lartë i Vatikanit në Shtetet e Bashkuara dhe një kritik i vendosur i papës, përbëjnë një deklaratë të jashtëzakonshme publike të luftës kundër papatit të Francis.

Vigano i bëri thirrje Françeskut të “vendosë një shembull të mirë”, dhe të japë dorëheqjen, së bashku me kardinalët e tjerë, dhe peshkopët e implikuar në këtë skandal.

Kryepeshkopi Viganò pohoi se hierarkia e Vatikanit ishte bashkëpunëtore në mbulimin e akuzave që Kardinali Theodore McCarrick kishte abuzuar seksualisht me seminaristët dhe se Papa Françesku ishte në dijeni të abuzimeve. Megjithatë, letra pretendonte, se Francis nuk e ndëshkoi kardinalin, por e vendosi fuqinë e tij për të ndihmuar në zgjedhjen e peshkopëve të fuqishëm amerikanë.

Lër një koment