Akuzat e Bashws, reagon AKEP: Synojmë formalizimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi AKEP si një “Polici të Mendimit në duart e Ramës”, ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Këshillit Drejtues i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Ilir Zela.

“Zoti Basha, ju sugjeroj të shikoni punën tuaj e cila uroj t’ju shkojë më mirë, e jo të përqendroheni në përçmimin e punës së të tjerëve. Përkundrazi. Deklarata juaj për AKEP-in është në rastin më të mirë e papjekur, ndërsa në rastin më të keq gjejani vetë emrin. AKEP-i nuk synon të mbyllë asnjë media “online” sepse po ta kishte këtë synim, do të mjaftonte zbatimi i ligjit ekzistues, miratuar me votën tuaj, për të mbyllur një pjesë të madhe të tyre”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Sipas z. Zela AKEP-i synon të ndihmojë formalizimin e të gjitha portaleve “online” dhe kërkesa për vendosjen e NIPT-it në seksionin KONTAKT të faqes së internetit, buron nga ligji, jo nga ndonjë synim i errët i AKEP-it.

 

Lër një koment