fbpx

Akuzat e forta ndaj Luigi Sorecës, reagon BE: Shpifje! Përgënjeshtrojmë me forcë çdo…

soreca.jpg

Pas akuzave ndaj ambasadorit Luigi Sorecës prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ka ardhur reagimi i delegacionit të BE në Tiranë. Në reagim thuhet se deklaratat janë të pavërteta dhe se takimi me Tushën nuk pati asnjë diskutim për Teatrin

Reagimi i Bashkimit Europian:

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar drejtuar Ambasadorit Luigi Soreca.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri konfirmon që Ambasadori Soreca është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Znj. Vitore Tusha, mëngjesin e 16 qershorit 2021. Takimi ishte pjesë e një serie takimesh që Ambasadori po zhvillon gjatë ditëve të fundit me të gjithë kryetarët e institucioneve të drejtësisë për të diskutuar mbi gjendjen e zbatimit të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar. Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare. Delegacioni i BE-së rezervon çdo të drejtë për të ndjekur ligjërisht deklaratat e bazuara në shpifje të bëra sot në media.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303