fbpx

Akuzat e forta të Vokshit ndaj Ramës, ç’po thotë ajo për numrin e vdekjeve nga COVID-19?

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka deklaruar se pandemia u shfrytëzuar nga kryeministri Rama për të grubulluar më shumë pushtet në duart e tij dhe se kurba ditore është përgatitur në zyrat e Edi Ramës, pa asnjë bazë statistikore reale. Vokshi theksoi më tej se edhe numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 në Shqipëri, është sureal. Sipas saj, PD ka fakte bazike se ka pasur shumë raste të paraportuara nga kjo pandemi.

“Pandemia është shfrytëzuar nga Edi Rama, për të mbledhur dhe grumbulluar më shumë pushtet në duart e tij, ndaj edhe kurba e të prekurve në Shqipëri është pa sens, pa logikë, e vetmja kurbë e cila nuk mund të lexohet nga askush, është një kurbë e përgatitur në zyrën e Ramës, sepse ashtu do t’ shërbejë atij, ai është mundurar të krijojë një situatë sureale në mendjen dhe kokën e shqiptarëve, në mënyrë që të shfrytêzonte këtët situatë në duart e tij. Kjo kurbë nuk ka sens, sepse nuk ka një bazë statistikore reale. Unë nuk besoj në shifrat e MSH, pasi Rama, i përdor për qëllimet e veta. Edhe lidhur me raportimet e rasteve të vdekjes ka pasur shumë të pavërteta. Janë deklaruar shumë persona në disa vende, si psh në Has, qe kane pasur shumë të sëmurë, që kanë humbur jetën dhe nuk janë raportuar fare, bazuar nga shenjat që kanë pasur. Numri i personave është shumë herë më i madh se sa është deklaruar publikisht dhe zyrtarisht në Shqipëri. Edi Rama është munduar të mbajë çdo shifër të prodhuar në zyrat e tij dhe të shpërndarë nga MSH, për ta pasur të gjithë situatën e pandemisë per interesat e tij”, tha Vokshi.