fbpx

Akuzat e opozitës ndaj qeverisë për mungesë tamponësh, ja çfarë thotë Meta

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Star Plus, ku ka reaguar për akuzat e opozitës ndaj mazhorancës për mungesën tamponësh.

“Qeveria ka dhënë siguri që nuk kemi pamundësi të realizuar teste për shkak të mungesës së tamponëve ashtu sikurse janë dhënë garanci edhe për sigurimin e afërt për të zhvilluar teste me një plan më të gjerë. Shqetësimi që ka ngrit kryetarja e Bashkisë (Voltana Ademi) ka qenë i drejtë për të ndjekur vijimin e situatës në vazhdim. Për të parë kush është infketuar dhe për ti izoluar më pas ata e për ti shëruar në mënyrë që të mos përhapet tek të tjerët”, thotë Meta ndër të tjera, ndërsa u ka bërë apel qytetarëve të kujdesen dhe të marrin masa për të mos u prekur nga Covid-19.

Pjesë nga intervista:

Këshilli i Sigurisë Kombetare:

Kemi dhënë disa këshilla të qarta në mbledhjen e sigurisë. Kjo është një situatë që ka nevojë për ndjekje të përditshme.

Zërat opozitarë për mungesë tamponësh:

Qeveria ka dhënë siguri që nuk kemi pamundësi të realizuar teste për shkak të mungesës së tamponëve ashtu sikurse janë dhënë garanci edhe për sigurimin e afërt për të zhvilluar teste me një plan më të gjerë. Shqetësimi që ka ngrit kryetarja e Bashkisë (Voltana Ademi) ka qenë i drejtë për të ndjekur vijimin e situatës në vazhdim. Për të parë kush është infketuar dhe për ti izoluar më pas ata e për ti shëruar në mënyrë që të mos përhapet tek të tjerët”, thotë Meta ndër të tjera.

Si duket situata nisur nga qytetarët?

Masat duhet të respektohen nga të gjithë, në rradhë të parë unë kam një lutje për të gjithë qytetarëtn që të tregojnë kujdes maksima [për shëndetin e tyre dhe të të afërmeve. Nuk është turp të kesh këtë virus. Ky është një vitrus siç ka dhe viruse të tjera të stinës.

Turp është të mos tregosh kujdes dhe pa dashje nga pakujdesia tua transmëetosh të afërmeve e të tjerëve.

Ne nuk kemi një situatë jashtë kapaciteteve menaxhuese të sistemit tonë shëndetësor prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Rol kryesor kanë qytetarët