Akuzat e PD për tokën e Gardës të Parku i Liqenit, reagon Veliaj

55-5.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur akuzave të PD për betonizimin e Parkut të Liqenit

Veliaj theksoi se Parkut Kombëtar do t’i shtohen 2.5 ha nga sipërfaqja e Gardës për ta shndërruar atë në zonën më të aksesueshme nga qytetarët e Tiranës ndërsa pjesa tjetër i kalon ministrisë së Ekonomisë.

“Unë e kuptoj shqetësimin e Partisë Demokratike! Të gjitha këto kanë qenë llokma të prenotuara për kunetër, për vjehërr. E kuptoj shqetësimin e tyre, duhet të jenë realisht të tronditur që kjo hapësirë i shkon qytetit dhe jo kunetërve. Fakti që dalin përditë, përditë për këtë hapësirë, do të thotë se u ka dhembur shumë fakti që këtë hapësirë do e gëzojnë qytetarët e Tiranës dhe jo ata që, në fakt, duhet të kalojnë në vetting. Prandaj, të gjithë jemi buzagaz kur dëgjojmë për vettingun e Lul Bashës, sepse ne presim vettingun e SPAK dhe BKH, që i shkon edhe vjehrrit, edhe kunatit, gjithë fisit e farës ku parkohen asetet e vjedhura nga ky vend. Ndërkohë, marrim sot një version komplet të holluar, ku vettingun e bëjnë vetë politikanët, ku nuk preken vjehërrit e kunetërit, dhe ku sigurisht, nuk japin llogari për gjithë dëmet që i kanë bërë këtij vendi. Por, ne kemi nevojë për një vetting të vërtetë, kemi nevojë për agjenci të vërteta që i menaxhojnë këto asete, dhe jo për vjehërrit e kunetërit”, nënvizoi Veliaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303