fbpx

Akuzat e PD-së për kryebashkiakun e Mallakastrës, reagon ashpër Qerim Ismailaj

Qerim-Ismailaj.jpg

Ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, në lidhje me akuzat e PD-së se ka qenë i dënuar në Itali.

Në një reagim në Facebook, Ismailaj, shkruan se në kohën që ka jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk është arrestuar, ndaluar apo depërtuar nga policia greke.

Ai thotë se për dokumentin e publikuar nga Bardhi nuk ka dijeni, pasi nëse do e dinte do e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizmit.

DEKLARATA E PLOTË 

Përshëndetje dhe njëherë të gjithëve! Do të doja që përsëri të sqaroja opinionin lidhur me deklaratat e bëra nga ana e PD ditën e sotme: 1- Theksoj përsëri se për kohën që kam jetuar dhe punuar si emigrant ekonomik në Greqi nuk jam arrestuar, ndaluar apo deportuar asnjëherë nga policia greke! 2- Lidhur me shkresat e paraqitura sot nuk kam pasur dijeni sepse po të kisha, fare thjesht do t’i deklaroja në formularin e dekriminalizimit, pasi vepra dhe koha për të cilën presupozohet të jem i dënuar nuk është në kushtet që të më pengonte kandidimin apo ushtrimin e detyrës dhe për këtë qëllim do të ndjek çdo rrugë ligjore për zbardhjen e së vërtetës si këtu ashtu dhe në Greqi!

3- Lidhur me pretendimin se nuk është kryer dënimi i presupozuar pasi nuk më kanë gjetur, theksoj se kam udhëtuar me dhjetëra herë në Greqi dhe jo vetëm dhe asnjëherë në asnjë pikë kufitare nuk më është refuzuar hyrja apo për më tepër që të jem ndaluar! 4- Në periudhën kur ka dalë ky i ashtuquajtur vendim kam punuar mësues në shkollën “I.Shehu” Çorrush si dhe në 12 tetor 2000 jam zgjedhur kryetar i komunës Kute. 5- Përbuz me neveri çdo etiketim të bërë nga ana e PD ndaj meje, pasi nuk kam kryer asnjë veprimtari të jashtëligjshme (por mund të më kenë ngatërruar me personazhet kriminelë, hajdutë apo trafikantë që mund t’i ketë pasur apo mund t’i ketë akoma në gjirin e saj)! Së fundmi jam i bindur se e vërteta dhe ndershmëria do të triumfojë mbi gënjeshtrën, hajdutërinë, trafikantët apo mashtruesit! Ju falemiderit dhe klm!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303