fbpx

Akuzat e Yuri Kim, reagon Nard Ndoka: Jep emra se kush…

Nard Ndoka ka reaguar pas akuzave të forta të ambasadores Yuri Kim në lidhje me Reformën në Drejtësi.

Në një intervistë për Report Tv, ai deklaroi se SHBA tashmë duhet të flasë me emra konkret dhe kush janë ata politikanë që duan ta pengojnë reformën.

Sipas Ndokës, vetëm kështu SHBA do të jetë e besueshme për qytetarët dhe nuk do të lë hije dyshimi për reformën në drejtësi.

“Së pari duhet të kemi kurajën dhe t’i themi ambasadores së kur e ka gabim e ka. Ne kemi nevojë që dhe vetë SHBA të na informojë në mënyrë transparente dhe jo me thashetheme. SHBA duhet të flasë me emra të përvetshëm, kush e pengon reformën në drejtësi dhe kush e ka kontrolluar deri më tani, kush është roli i Sorosit në të. SHBA duket të flasë troç dhe shqip për të fituar besimin e qytetarëve. Me këto deklarata vetëm shton hijet në këtë reformë. Nëse nuk kthejmë besimin e qytetarëve te reforma, humbasim vlerën e saj”, tha Ndoka.