Akuzat ndaj Pjetrit, Rama: Je jashtë PS-së

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me akuzat e PD ndaj Valdrin Pjetrit.

Me anë të një statusi në Tëitter, ai shkruan se Valdrini dhe PS do t`i kenë rrugët e ndara derisa të zbardhet e vërteta.

Gjithashtu, Rama përçon edhe një mesazh paralajmërues për të gjithë.

Reagimi i Ramës:

Jo Valdrini,po vëllai im të jetë, s’ka shans të hedhë asnjë hije dyshimi mbi PS dhe mbi mua,në raport me ligjin e me besnikërinë ndaj popullit! Përgjegjësia për çdo akt individual të padenjë është individuale. Përgjegjësia jonë është si reagojmë ndaj një akti të padenjë individual!

I edukuar,i zoti,i respektuar familjarisht në Shkodër e kudo ka punuar,po kjo s’mjafton më!Kurrë s’kam menduar se Valdrini mund të fshehë të vërtetën në raport me ligjin,po deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

E me këtë rast,të tërë ta fusin mirë në kokë:Unë s’kam ndërmend të toleroj askënd dhe as të marr përsipër raportin individual me ligjin të askujt!Shkoj në luftë për çdo ide,qëllim a shok armësh,po kosto veprimesh individuale të dyshuara si ky,as marr më,as lejoj më t’i marrë PS!