Akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit për 100 vrasje të paligjshme, paralajmërohen protesta

Thaci-Veseli1-614x450.jpeg

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bën me dije se më 9 korrik do mbahet në protestë. Ky tubim vjen për shkak të aktakuzës publike për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Protesta do mbahet në Prishtinë.

Edhe pse vetë Veseli ka kërkuar që protesta të mos mbahet për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19, kryetari Hysen Gucati ka thënë se ata do t’ju dali gjithmonë në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë”, shkruan ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303