17.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Akuzat nga Imami për 21 janarin, Basha: Le ta hajë turpin me bukë!

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i quajti shpifje të ulëta akuzat nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami se Basha ka urdhëruar përdorimin e armëve nga Garda e Republikës gjatë demonstratës së dhunshme të 21 janarit 2011 kundër qeverisë së kohës së drejtuar nga Sali Berisha. Në studion e emisionit “Real Story”, Basha shtoi se “nuk e besonte që Imami të binte në nivel e qebaptores”. Për sa i përket akuzave ndaj tij, kreu i PD-së përsëriti se është i gatshëm të përballet në çdo kohë me drejtësinë.

BASHA: Keni dëgjuar shumë akuza ndaj meje në 3 muaj e 11 ditë. Disa janë përgënjeshtruar,  disa janë aq qesharake sa dhe mediat kundër meje nuk i kanë reflektuar. Këto akuza s’kanë merituar as përgjigje.

21 janari: E para ka patur një proçes hetimi, ndjekje penale dhe vendim gjyqësori. Ka rezultuar me vendime. Nëse ka diçka kundra meje për çdo shumë çështje, nuk fshihem nuk kam asgjë të re. Akuzat nga Imami? Është një shpifje e ulët që vjen nga dikush që e kam njohur personalisht. Nuk besoja se do binte në batakun e qebaptores. Nuk e di se çfarë e ka detyruar. Nëse ai zotëria e ha turpin me bukë, le ta bëjë. Jam më i akuzuari për PD-në në pushtet dhe kam fituar të gjitha betejat gjyqësore.

Disa ditë më parë. Arben Imami akuzoi Lulzim Bashën se ka urdhëruar përdorimin e armëve të zjarrit kundër demonstruesve në 21 janar 2011. Imami tha se Sali Berisha nuk ishte përgjegjës për vrasjen 4 demonstruesve, ndërsa tha se Basha dhe Edi Rama përfituan nga ajo ngjarje.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat