Akuzat për 200 mln eurot, Braçe i kthehet Bashës

Zëvendëskryeministri Erion Braçe i është kthyer ditën e sotme kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Basha e ka akuzuar qeverinë se ka vjedhur mbi 200 milionë €.

Ndërkohë, Braçe ka publikuar ditën e sotme një kontratë të rrugës Rrëshen-Kalimash, e cila është realizuar kur demokratët kanë qenë në krye të qeverisjes.

Zv/kryeministri shkruan se demokratët faturuan dhe paguan 900 milionë €

Postimi i Braçës:

“LYRZIM, A E MBAN MEND KETE KONTRATE?

LYRZIM, A E MBAN MEND KETE TABELE?

Eshte kontrata e ndertimit te rruges

RRESHEN-KALIMASH;

Eshte tabela ne kontrate-faqe 151,

E KOSTOS SE SYNUAR:

418 MILION EURO!

NE FAKT TI PAGOVE PER TE

900 MILION EURO E CA ME SHUME!

Vec per kete segment!

Te lexova dje per segmentin

THUMANE-KASHAR;

Shkruaje se aty ishin vjedhur-fakt i kryer,

mbi 200 milion euro!

Pas teje dhe nje gazete sot,

shkruante se ne THUMANE-KASHAR,

qeveria ka faturuar-fakt i kryer,

mbi 200 milion euro!

E para gje;

Rruga Thumane -Kashar nuk po ndertohet,

nuk ka nisur te ndertohet,

nuk ka asnje volum punimesh,

per pasoje,

AS KA FATURUAR KUSH E

AS KA PAGUAR KUSH

QOFTE EDHE NJE QINDARKE NGA PARATE E BUXHETIT TE SHTETIT!

Pra ZERO LEKE, ZERO EURO!

Perkundrazi,

kjo Qeveri, sot eshte ne gjyq me kompanine Gener 2 qe

i kerkon fitimin e munguar per

anullimin e asaj kontrate!

E ben dot dallimin Lyrzim?

Tabela ne foto,

ne faqen 151 te Kontrates se Ndertimit te Autostrades Rreshen-Kalimash,

ka nje vlere te synuar prej

418 milione eurosh;

Ti gjate prokurimit e me pas ndertimit,

e cove ne 900 milion euro,

ATA FATURUAN DHE TI PAGOVE FATURE ME FATURE DERI NE

900 MILION EURO!

Ky eshte fakti i kryer Lyrzim!

Vlera e synuar, vlera e faturuar,

vlera e paguar, rruga ashtu e ndertuar!

Me gjen dot nje fature te paguar per rrugen Thumane-Kashar Lyrzim?

Nese nuk ndertohet e nuk paguhet,

si vidhet?

Ne dosje bashke me kontraten,

kam akuzen e ngritur ndaj teje nga Prokuroria e Republikes;

ATY TREGOHET SI ESHTE VJEDHUR!

ASHTU ESHTE VJEDHUR NE RRUGE!

PERGJEGJESI PER VJEDHJEN SIPAS PROKURORISE, JE TI!

Bindju ligjit e dorezohu para gjykates Lyrzim!”