fbpx

Akuzat për fshehjen e vdekjeve të COVID/ Basha: Çfarë pret Prokuroria, të manipulojë Rama të dhënat?

lul-basha.png

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në prononcimin për mediat që dha pas takimit me ministrin e  Jashtëm italian Di Maio, u pyet nga gazetarët edhe për akuzat e forta që ka pretenduar në lidhje me fshehjen e vdekjeve nga COVID në vend.

“Gjatë ditës së djeshme ka bërë thirrje për prokurorinë që të sekuestrojë të dhënat në morg.  Lajmi është vërtet shokues. Denoncimi nuk ka ardhur nga PD, por nga personeli i nderuar shëndetësor. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Që të manipulojë të dhënat Rama?

Ky njeri që nuk lë rast pa dalë në konferencë për shtyp. Po merr kohë që të manipulojë të dhënat? Fshehja e numrit të vdekurve është shokues, është një lajm tronditës për çdo shqiptar

Kur e di që numri është 2-3 herë më i lartë ke bërë një krim të dyfishtë. Ke ulur në sytë e publikuar rrezikun e pandemisë. Së dyti kur ke fshehur numrin e vërtetë të pandemisë ke fshehur edhe përgjegjësinë për mosmarrjen e masave.

Prandaj, ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë nesër Kryeministri nuk mund të jetë tjetër gjë veçse moment i manipulimit të provave.

Veproni zotërinj prokurorë. Provat që na sollën ne janë aty. Lajmi shokues është që edhe një kod që duhet të ekzistonte”, tha Basha.

I pyetur se a do të publikojë ai prova të tjera nëse Prokuroria nuk vepron, Basha thotë se kjo nuk ka rëndësi.

“Nuk ka pikë rëndësie publikimi apo mospublikimi.  Listat kanë qenë të plota. Kanë qenë me emra dhe mbiemra. Por ka një shenjë respekti ndaj familjeve të viktima. Kjo është arsyeja që dhe unë mbrëmë jam përmbajtur. Qëllimi është t’i japim fund politikës me vdekjen. T’i japësh fund politikës me vdekjen në radhë të parë do të thotë të bësh transparencë për numrin real të viktimave dhe infeksioneve.

Prandaj edhe një herë qëllimi kryesor është që kjo situatë të marrë fund menjëherë. Që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga instagrami dhe nga Facebook dhe nga fyerjet e rëndomta sa herë thuhet e vërteta dhe të bëjë detyrën për mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Ky njeri që nuk lë minutë që të kalojë pa dalë në Facebook druaj shumë se këtë kohë po e përdor për të shkatërruar dokumentet, për të manipuluar të vërtetën që e dinë të gjithë. Është një e vërtetë që nuk fshihet dot”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303