17.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Akuzat për koncesionin e sterilizimit/ Reagon Rama: Ja si qëndron e vërteta

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vendosur të reagojë pas akuzave për koncesionin e  sterilizimit, ku opozita shënjestroi haptazi qeverinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se e vërteta nuk qëndron ashtu se si është thënë.

Kryeministri thekson se, sipas tij, “e vërteta është se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se ia hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet”.

Rama shkruan:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë, mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet. Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane. Ju kanë kërdisur papushim me gënjeshtrën se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO, NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT. Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat). #ShëndetësiaqëDuam🙏

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat