fbpx

Akuzat për mashtrim, Neymar rrezikon 6 vite burg

1541012301_ney.jpg

Neymar rrezikon të dënohet me 6 vite burg për shkak të transferimit në vitin 2013 nga Santosi te Barcelona. Në hetimin që ka nisur që nga viti i kaluar dyshohet se Neymar ka mashtruar mbi këtë çështje. Në përfundim të procesit, braziliani sipas mediave spanjolle rrezikon të dënohet deri në 6 vite burg. Në këtë përfundim dilet pasi Gjykata Kombëtare ka vendosur që t’i drejtohet Dhomës Penale të tre magjistratëve. Fakti se tre gjyqtarë do të shqyrtojnë çështjen do të thotë që nuk mund të jepet një dënim më pak se 5 vjet.

Në këtë hetim është i përfshirë edhe presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu, i cili akuzohet për mashtrim me taksat. Numrit 1 të katalanasve iu refuzua apelimi vitin e kaluar dhe së bashku me Neymar do të hetohet deri në fund. E gjitha nisi pasi Barcelona deklaroi se pagoi 17.1 mln euro për kapitenin e Brazilit. Një ankesë e një kompania braziliane që posedonte 40% të kartonit të Neymar, bëri që më pas të shpërthente një çështje.

Për këtë arsye u detyrua të largohej nga posti paraardhësi i Bartomeut, Sandro Rosell, i cili kishte rënë dakord t’i paguante Neymar 40 mln euro në formë pagash. Në fund rezultoi se Rosell në të vërtetë kishte paguar në total 82.6 mln euro për futbollistin që sot luan me Paris SG. Në kohën kur DIS, komania braziliane, bëri ankesën, pretendonte se nuk kishte marrë paratë që i takonin nga shitja e Neymar. Ata thonë se nuk kanë marrë shifrën e plotë duke patur parasysh shumën për të cilën u transferua Neymar.

Ndërkohë presidenti aktual i Barcelonës Bartomeu do të hetohet pasi në kohën e Rosell mbante “përgjegjësi menaxhimi” për çështjet e transferimeve. Zyra e prokurorit thotë se marrëveshja ndryshoi “tregun e lirë të lojtarëve të futbollit duke parandaluar lojtarin të hyjë në treg në përputhje me rregullat e konkurrencës së lirë.”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *