fbpx

Akuzat për pasurinë/ PD-ja pyet prokurorinë e Tiranës: A e çuat dosjen Ervin Bushatit në SPAK?

maxresdefault-4.jpg

Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë prokurorisë së Tiranës ku i kërkon informacion se në cfarë faze janë hetimet për deputetin socialist Ervin Bushati. Gjithashtu, PD-ja kërkon që të dijë nga prokuroria e Tiranës nëse pas datës 19 dhjetor kur u krijua SPAK, a ka shpallur moskompetencën për t’i kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pasi Bushati është deputet.

Por si është historia e dosjes dhe për cfarë e akuzon PD-ja, Bushatin? Deputeti socialist u kallëzua nga PD në tetor të 2018 për fshehje pasurie e falsifikim formulari të deklarimit të pasurisë,  ndërsa fillimisht prokuroria e Tiranës i pushoi këto hetime. PD u ankua në gjykatën e Apelit, aty ku në 13 mars të vitit të kaluar Apeli vendosi të pranojë kërkesën e PD për hetim të deputetit Bushati.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303