“Akuzat për ‘Shqipërinë e madhe’”, Rama flet nga Kroacia

Screenshot_7-3.jpg

Kryeministri Rama është duke marrë jesë në Samitin e Kryeministrave të iniciativës së Evropës Qendrore, i cili po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.

Para Samitit, Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç, dhe pas takimit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.

I ngacmuar edhe nga mediat kroate, Kryeministri Rama foli edhe për taksën e re që Kosova ka vënë ndaj produkteve serbe.

Sipas tij taksa është anormale, por edhe situata është anormale. “Në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare”, nënvizoi Kryeministri.

Pyetje nga gazetarët: Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?

Edi Rama: Për sa i përket Shqipërisë së madhe, është një term ku në Beograd del në dritë sa herë shqiptarët kërkojnë të drejta evidente.

Pyetje nga gazetarët: Si e komenti situatën e acaruar mes Kosovës dhe Serbisë? Beogradi u akuzon ju si shtet, se jeni duke përgatitur paktin për Shqipërinë e madhe?

Edi Rama: Unë nuk di kroatisht, por akuzat e Beogradit i kuptoj kroatisht. Së pari duhet të them, se Beogradi dhe Serbia e kanë shkelur disa herë marrëveshje ne Ceftës. Kosova është ankuar për të. Dhe nuk ka pasur asnjë reagim për të adresuar shkeljet. Vendosja e taksës 100% është anormale, por situata është anormale. Kështu që në kushte normale do të ishte një vendim i dënueshëm, por në këto kushte anormale duhet marrë si një klithmë e një reagimi politikë dhe jo një luftë tregtare.  Kosova po jeton në një paradoks që nuk përballohet më nga pikëpamja psikologjike, dhe trajtoheshin si qytetar të dorës së dytë por lëviznin të lirë më pasaportën jugosllave, por sot ato trajtohen si populli i dorës së dytë në Evropë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303