fbpx

Akuzat për trukim ndeshjeje, flet Refik Halili, përmend Zotin

Teksa sot u zhvillua mbledhja e Komisionit të Etikës, Presidenti i Tiranës Refik Halili pasi dëshmoi në këtë mbledhje foli edhe për mediat në lidhje me takimin që Tirana humbi në Ballsh kundër Bylisit.

“U paraqita në komision dhe thashë çfarë kisha për të thënë. Do të sjell një deklaratë me shkrim, të të gjithë atyre që kam thënë”. Më pas ai tregoi bindjen e tij se nuk do të ketë dënim. “Absolutisht, nuk pres dënim për Tiranën. Besoj se Komisioni ka njerëz aq të zotë që nëse shikon shkelje të veprojë. Unë kam thënë në daljet e mia që ‘mund’. Nuk jam njeri pa gjak. Nuk pranoj të më cenoje njeri, kur jam i bardhë. Nëse jam i bardhë, e di Allahu”, – u shpreh Halili.