Akuzohet për favore seksuale fotografi i Kim Kardashian

kim-kardashian-marcus-hyde-lead-image.jpg

Një fotograf i njohur është akuzuar publikisht për shantazh seksual. Bëhet fjalë për Marcus Hyde, i cili njihet si fotografi i Kim Kardashian, Kanye West dhe Ariana Grandes.

“Diet Prada”  ka publikuar në “Instagram” bisedën e tij me një modele, ku i kërkon kësaj të fundit një foto nudo në shkëmbim të një seti fotografik falas. Kjo bisedë menjëherë bëri bujë në internet dhe me ç’kuptohet i ka dhënë shtysë edhe një modeleje tjetër që ai i ka kërkuar favore seksuale.

Ajo ka treguar bisedën që ka bërë me Marcus në e-mail dhe shihet se fotografi shtron të njëjtën kërkesë. Lidhur me këtë çështje, nuk ka ende një reagim nga Hyde.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303