fbpx

Akuzohet për ngacmim seksual të nxënëses, arrestohet mësuesi

Screenshot_7-4.png

Një nxënëse e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, akuzon mësuesin e Edukatës Fizike, Hysni Ademi, për ngacmim seksual. Ademi është arrestuar të hënën nga policia dhe është dërguar në paraburgim për 48 orë, ndërkaq Drejtoria e Arsimit e ka pushuar nga puna. Nxënësja po pretendon se mësuesi e ka prekur në pjesë intime të trupit, ndërkohë i dyshuari ka thënë se i ka dhënë këshilla si mësimdhënës, pasi ajo ka probleme me boshtin kurrizor.

Mesditën e së hënës, një nxënëse e gjimnazit “Eqrem Qabej” në Vushtrri, ka denoncuar mësimdhënësin e Edukatës Fizike, Hysni Ademi, për ngacmim seksual.

Sipas deklaratës së nxënëses, mësimdhënësi e kishte prekur atë në pjesët intime të trupit.

Pas denoncimin nga ana e nxënëses, policia ka arrestuar mësimdhënësin e dyshuar, dhe e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria e Arsimit në komunën e Vushtrrisë ka marrë vendimin që ta pezullojë përkohësisht Hysni Ademin, mësimdhënësin e Edukatës Fizike.

Këtë e ka treguar për Gazetën Express drejtori i DKA’së, Afrim Namani, i cili ka shtuar se ky është rasti i parë i ngacmimit seksual nëpër shkollat e Vushtrrisë.

“Pasi e kemi marrë informatën në mënyrë të detajuar nga shkolla, ne si Drejtori e Arsimit e kemi marrë vendimin për suspendim të përkohshëm nga puna dhe lënda i procedohet komisionit diciplinor komunal për nënpunësit publik që është me Ligj të punës, që të hetohet më tutje.  Kemi komunikuar edhe me policinë, nga ta kemi marrë vesh se mësimdhënësi i Edukatës Fizike është ndaluar për 48 orë dhe është nën hetime”, ka thënë Namani.

Namani ka treguar se bëhet fjalë vetëm për një nxënëse, pasi ishte raportuar se mësimdhënësi Hysni Ademi ka ngacmuar dy nxënëse.

“Shkolla sot është befasuar kur kanë dëgjuar për nxënësen e dytë, sepse ka qenë vetëm një nxënëse që ka ardhë më prindin e saj në shkollë dhe është ankuar tek drejtori i shkollës, ai e ka thirrë policinë. Pasi janë kry procedurat në shkollë, policia ka kërkuar nga mësimdhënësi që të paraqitet në stacion policor”, ka treguar ai.

Ndërkaq Namani ka treguar se mësimdhënësi i dyshuar është edhe kujdestar klase i nxënëses e cila e ka denoncuar ngacmimin seksual.

Derisa ka treguar se nxënësja ka deklaruar se është prekur në pjesë intime nga mësimdhënësi.

“Arsimtari i Edukatës Fizike është edhe kujdestar i klasës së nxënëses një fjalë. Ajo ka thënë se pas orës së katërt të premten, d.m.th. pasi ka përfundu ora e ka prekë prapa, në momentin kur është kthy para mësimdhënësit e ka prekë edhe përpara”, ka thënë Namani.

Ndërkaq deklaratë tjetër prej asaj të nxënëses ka mësimdhënësi. Ai ka thënë se nxënësja në fjalë ka probleme me boshtin kurrizor, dhe ai i ka dhënë këshilla si mësimdhënës i Edukatës Fizike.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303