fbpx

Akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion,Adriatik Llalla bën lëvizjen e radhës

llalla-617x433.png

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llala, kërkon përballjen e tretë në gjykatën e Krimeve të Rënda, duke refuzuar zgjatjen e afateve të hetimit ndaj tij.

Përmes avokatit të tij, ish-kryeprokurori i përgjithshëm i kërkon gjykatës shfuqizimin e vendimit të prokurorit Klodian Braho që mori edhe tre muaj kohë për t’i dhënë zgjidhje dosjes.

Ai argumenton ndër të tjera, se institucioni i akuzës ka patur kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet ndaj tij.

Ndaj Adriatik Llallës rëndojnë dyshimet për pastrim parash, fshehje apo mosdeklarim të pasurive.

Hetimet kanë ngecur prej disa kohësh, në pritje të letërporosive nga Gjermania.

Më herët, janë administruar disa përgjigje nga autoritetet gjermane, por prokurroia e ka parë të nevohjshme të kërkojë informacione shtese, me argumentin se janë në interest të çështjes.

Kërkesa e ish-kryeoprokurorit Llalla do të shqyrtohet në seancën e datës 3 korrik.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303