Akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

Screenshot_10-2.jpg

Marjan Marku 36-vjeç nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje të energjisë elektrike. Në lidhje me këtë vepër penale, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 2 muaj burg.“Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

scroll to top