22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Akuzohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Selanik, ja ku po fshihet i riu shqiptar

Roxhers Demirazi, së fundmi është duke u kërkuar nga Greqia si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos, dyshohet se fshihet tek të afërmit në Shqipëri.

Mësohet se ai ka hyrë në Shqipëri në mënyrë legale nga pika kufitare e Kapshticës në datën 2 Shkurt, disa orë pas ngjarjes. Demirazi, i cili është me origjinë nga Korça dhe i lindur në Selanik, dyshohet se fshihet tek të afërmit, pasi familjarët e tij jetojnë në Greqi.

Policia shqiptare edhe pse ende nuk ka një kërkesë zyrtare nga Greqia për arrestimin e tij ka kryer kontrolle paraprake, por deri më tani nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e tij. I riu kaloi normalisht nga Kapshticë me pasaportën e tij shqiptare, pasi nuk ishte në kërkim deri në mëngjesin e datës 2 shkurt.

Kujtojmë se për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos pas ndeshjes mes AEK-PAOK janë arrestuar 9 të rinj nga 19-23 vjeç. Në mesin e tre është edhe një shqiptar kurse dy të tjerë janë në kërkim.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat