fbpx

Akuzohet për vrasjen e bashkëshortes, shqiptari: Ajo është gjallë, por thonë se ka vdekur

Shqiptari Fatos Xheta akuzohet për vrasjen e gruas së tij, Safies në Britaninë e Madhe.

Por përpara gjykatës, ai tha se e shoqja është gjallë.

46-vjeçari mohon akuzën për vrasjen e të shoqes, Safie, 35 vjeç.

Xheta akuzohet se i nguli një thikë në qafë teksa ajo po flinte gjumë.

Prokuroria thotë se krimi është nxitur nga xhelozi seksuale.

Gjatë seancës, Xheta foli me ndihmën e një përkthyesi shqiptar.

Ai ‘pretendoi’ se nuk i mbante mend detajet e ngjarjes së rëndë.

I pyetur nëse e dinte se e shoqja kishte plagë fatale, ai tha: “Jo, nuk di gjë”.

I pyetur nëse e mban mend të shoqen, ai tha: “Po, ajo është gjallë, por ata thonë se ka vdekur”.

Atij iu tregua një imazh i shtëpisë, por ai tha se nuk e mbante mend.

“Po, është në shtëpi, nuk e mbaj mend ku jetoja”.

“Nuk e kam vrarë atë, nuk kam vrarë askënd, nuk kam pasur kurrë telashe”.

Gjyqi vazhdon.