ALARM/ Ku po treten nxënësit shqiptarë në Preshevë?

Për tetë vite në shkollat e Preshevës  numri i nxënësve ka pas një rënie drastike  me 2597 nxënës në të gjitha shkollat e Preshevës me rrethinë. Kjo ndodh si pasojë e migrimit të të rinjve drejt shteteve të Bashkimit Evropian, Kosovës, Shqipërisë edhe një numër i vogël në Maqedoni.

Pasi që në Preshevë ka ndikuar problemi ekonomik dhe politik, duke mos pas një perspektiv për një jetë më të mirë për rininë preshevare, thuhet ne raportin e fundit të Qendrës për Hulumtime dhe Monitorim, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kuadrot e kualifikua në të shumtën e rasteve kanë ikur si pasojë e diskriminimi politik nga pushteti qendrorë së bashku me ato lokale.  Nuk iu ka dhënë mundësia që ata të ushtrojnë profesionin e tyre, gjë që ka ndikuar deri në presion psiqik dhe kanë ikur andej ku kanë mundur të gjejnë veten.

Por, përpos rënies së nxënësve, në këtë kalkulim është edhe një numër i madh i prindërve që kanë ikur së bashku me fëmijët e tyre. Dhe ajo e mos shtimit të natalitetit që nënkupton rënie edhe në popullatën e Preshevës.

Më poshtë mund të shihni edhe tabelën se ku ka pas rënie më të madhe të nxënësve.

Lër një koment