fbpx

Alarm në Maqedoninë e Veriut, shifra të frikshme nga koronavirusi

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi11-600x360.jpg

Situata në vendin fqinj, në Maqedoninë e Veriut, bëhet ccdo ditë e më shumë shqetësuese në lidhje me shifrat e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 11 persona nga koronavirusi dhe janë regjistruar 185 raste të reja.

Advertisement

Gjithashtu janë testuar 1 364 persona prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 185 prej tyre. Nga rastet e reja në Maqedoninë e Veriut më të prekurit janë qytetet si: Shkupi me 96 raste, Struga 20 dhe Tetova 14.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303