fbpx

Alarm për bombë në mes të Parisit, vendi në tension

Pas një alarmi për bombë një prej zonave më simbol dhe më të famshme të Parisit është evakuuar.

Harku i Triumfit në Francë është rrethuar me shirita të verdhë ndërsa policia franceze ka kryer evakuimin e zonës.

Edhe stacionet e metrove pranë zonës janë bllokuar dhe po evakuohen.

Kujtojmë se situata në Francë është tensionuar pas vrasjes së një mësuesi historie nga një esktremist islamik, pasi kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed.