fbpx

Alarmante, 3 mijë të mitura ndërpresin studimet çdo vit

Screenshot_5-2.png

Shumë shkolla në vendin tonë kanë tualete të përbashkëta si djemtë dhe vajzat. Dhe kjo është një ndër arsyet se perse prindi nuk lejon vajzat të frekuentojnë Shkollën e Mesme, ndërkohë që Altin Azizaj rendit edhe arsye të tjera.

“Shkollat janë larg, bashkitë nuk marrin masa për të ofruar mjedise dhe transport të sigurt për vajzat që të shkojnë në shkollë”, u shpreh ai.

Ndryshe nga djemtë të cilët kërkojnë të arsimohen me shpresën për të gjetur një punë edhe pse arsimi në Shqipëri nuk përputhet me tregun e punës, vajzat në zona rurale pasi arrijnë një moshë të caktuar kanë prioritet martesën dhe jo arsimin.

Të arsimuar ose jo, pamundësia për të gjetur punë i ka detyruar të rinjtë të emigrojnë drejt BE qoftë duke u martuar herët me shqiptarë që jetojnë jashtë apo për të gjetur një punë për të jetuar në rastin e djemve. Sipas statistikave të INSTAT afro 80 % e të rinjve kanë emigruar në dy vitet e fundit. (Tch)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *